PROJEKTI "LOGOS ALBANIA" 2001-2004

 

 

Koordinator nga "Projekti Marconi" i CSA të Bolognës dhe nga Caritas i Bolognës për trajnimin e 7 mësuesve të informatikës të ciklive 8-vjerçar dhe te mesëm të Elbasanit dhe Milotit, për prodhimin e programeve në gjuhën shqipe, origjinale ose të përkthyer.

Projekti 3 vjeçar, financuar nga Fondacioni Cassa di Risparmio, në vitin shkollor 2001-2002, parashikoi bashkëpunimin me Drejtorinë Arsimore Rajonale Elbasan që ka vënë në dispozicion dy mesuese gjimnazi, shkollën e Eterve Barbabiti të Milotit me dy persona njeri mësues dhe tjetri Drejtor shkolle 8-vjeçare dhe Shkollën "Imelda Lambertini" që kanë ngarkuar tre mësuese përkatesisht të Kopshtit, shkollës fillore dhe 8-vjeçare të Elbasanit.

Në vitin e parë 7 mësuesit kanë frekuentuar një kurs 3 javor në Bolonja, dhe kanë marrë njohuri për pajisjet informatike në tre qendra shkollore. Po kështu, janë realizuar seminare nga mësuesit bolonjez të projektit Marconi në Elbasan dhe Milot në muajin Shtator 2002.

Me ndermjetësinë e Caritas-it të Elbasan (Shqipëria e mesme) dhe të Milotit (Shqipëria e Veriut) dhe të DAR Elbasan janë ngritur gjatë këtyre tre viteve tre laboratorë për trajnimin e mësuesve, në shkolla publike ose jo publike nëpërmjet aktivitetit trajnues të 7 mësuesve shqiptar.

Në vitet pasardhës u thelluan njohuritë në argumentat e mëposhtëm:

Konceptet teorike bazë - Përdorim kompjuteri dhe menaxhim file - Fletë eletronike - Rrjeti informatik - Procese të mësimit/marrje të Teknologjive Didaktike - Disiplina TIC - Ndërlidhja në rrjet - Zhvillimi dhe prodhimi i hiperteksteve për Web e CD Rom (Dreamweaver, Neobook) - Trajtime imazhesh dhe tiguj dixhital - Përkthime të software didaktik italianë free.

Projekti është përmbyllur teorikisht në shtator 2004, por bashkëpunimi ende vazhdon, për shembull, me njohuritë e marra nga ky projekt mësueset e Elbasanit ndërtuan një WebSite të DAR Elbasan me nje hostim nga serveri i CSA të Bolonjës (Janar 2005).

Aktiviteti ka prodhuar 5 versione të një arkivi software, pjesërisht origjinale shqipëtare dhe pjesërisht përkthyer nga versionet italiane të Ivana Sacchi (www.ivana.it), që ka bashkëpunuar në mënyrë bujare me projektin LOGOS.

Në përfundim të aktivitetit 3 vjeçar mund të thuhet se në realitetin e Elbasanit egzistojnë tashmë risurse të tilla që të lejojnë një trajnim zinxhir në ambjetet e mësuesve të të gjitha cikleve shkollore, duke patur parasysh dhe diferenzat e çdo cikli dhe mjetet ekzistente. Prezenca e laboratoreve të informatikës në shkollat 8 vjeçare dhe të mesme të Elbasanit është më e madhe.

      Presenza e software-ve në gjuhën shqipe, të riprodhuar nga qendrat në Elbasan dhe Milot, në bashkëpunim me MASH mund shtrihen në të gjithë shkollat e Shqipërisë.


Reperibilità del software:

http://www.ivana.it

siti i Drejtoria Arsimore Rajonale Elbasan:

http://dar-elbasan.csa.scuole.bo.it

Mësuesit dhe bashkëpunuesit e projektit "Logos Albania":

Aldo Costa, Vincenzo Bellentani, Walter Casamenti, Giovanni Ragno e Giuliano Ortolani ("progetto Marconi" CSA Bologna),

Ivana Sacchi di Brescia,

Majlinda Dhimo e Ilira Pali ("K.Kristoforidhi" e "Q.Stafa" Elbasan),

Liljana Canga, Adriana Duli e Hava Rashica(Shkolla "Imelda Lambertini" Elbasan),

Kastriot Marku e Zef Pjetri (Milot),

Mësuesit e Shkollës së motrave del Divino Zelo "Effata" di Pllanë (Lezhë).

Drejtorit të CSA Bologna, Paolo Marcheselli.

Drejtoret e DAR Elbasan, që kanë drejtuar këtë drejtori në këto 3 vitet .

Drejtueset e shkollës domenicana "Imelda Lambertini" di Elbasan.

Drejtuesit e Caritas di Bologna (Giuliano Ansaloni) të Elbasan (don Franco Galizia), të Milot (don Giovanni Peragine).